Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi shkaktoi vdekjen e 3 personave gjatë një aksidenti me mjetin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën 16a, në periferi të Trani në Puglia.
Siç raportojnë mediat italiane shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte mjetin tip ‘Fiat Stilo’ duke përplasur automjetin ‘Toyota Aygo’, ku udhëtonin dy gra dhe një burrë.
Tgcom shkruan se pas përplasjes së fortë, mjeti ku udhëtonin tre personat ka shpërthyer në flakë, duke i djegur të tre. Ndërkohë ‘Ansa’ shkruan se personat janë gjetur të karbonizuar brenda mjetit. Sakaq, i riu shqiptar udhëtonte bashkë me shokun e tij shqiptar, i cili po ashtu mbeti i plagosur.
Fill pas aksidentit tragjik, shqiptari u dërgua bashkë me shokun në spital, ndërsa ndodhet nën masë arresti.
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit