Dëme mijëra euro janë shkaktuar nga një shqiptar në Itali pasi me makinën e tij luksoze “Ferrari” goditi katër makina të parkuara përgjatë rrugës “Viale XXI Aprile” në Romë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së premte, ku një 34-vjeçar shqiptar teksa ishte drejtuar makinën “Ferrari” për shkaqe ende të pa qarta humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë u përplasë me 4 makina të tjera të parkuara në rrugë.
“Një makth” për drejtuesin e “Ferrarit”, pasi nga përplasja është shkatërruar pjesa e përparme dhe e majtë e makinës dhe dëmet llogariten në një shumë të madhe parash.
Nga aksidenti nuk iu shkaktuan dëme vetëm mjetetit të tij, por dhe të katërta makinat e tjera që përplasi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar./gsh/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë