Era e bukës të sapopjekur vjen nga kuzhina e një picerie në Shëngjin.
Në menunë e restaurantit të udhëhequr nga gratë afgane, gatuhet naan, version i bukës tradicionale nga Afganistani që mishëron një pjesë të madhe të kulturës ushqimore të kombit të shkatërruar nga lufta, shkruan Al Jazeera, transmeton portal arbresh.info
Naan është vetëm një nga pesë pjatat që gatuhen në kuzhinën e një picerie shqiptare, që ka pranuar të ndajë hapësirën me dy gra refugjatë afgane. Hasiba Atakpal, një gazetare e njohur dhe Negina Khalil, prokurorja e parë femër në provincën e largët të Ghor në Afganistan.
Aromat e njohura të kuzhinës afgane ftojnë rreth 1200 refugjatë afganë që janë strehuar në Shëngjin.
Në total, rreth 3 mijë afganë kanë gjetur strehim në Shqipëri, shumica e të cilëve janë shpëtuar nga agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.
Puna e Khalilit që kishte të bënte me përndjekjen e grupeve të armatosura dhe kriminelëve, e vuri atë në rrezik ekstrem, ndërsa raportimi i Atakpalit si korrespondente e agjencisë së lajmeve TOLO, bënë që të dyja gratë të largohen nga vendi pasi ishin të kërcënuara nga talebanët.
Restoranti i Atakpal dhe Khalil, i quajtur Ghezaye Afghani (që do të thotë kuzhina afgane në Dari, një nga gjuhët afgane), nuk ka një adresë biznesi – ai ekziston brenda picerisë lokale që u ofroi hapësirën e tyre dy grave sipërmarrëse.
“Ne e nisëm këtë restorant tre muaj më parë kur pamë se sa shumë afganëve të arratisur në Shqipëri u mungonte ushqimi nga shtëpia. Të gjithë këtu [në qendrën e refugjatëve] po përballen me trauma dhe ne donim të bënim diçka për të sjellë buzëqeshje në fytyrat e tyre,” shpjegoi Atakpal.
Mijëra afganë u sollën në Katar pasi u larguan me avion nga Afganistani pas kthimit të talebanëve në pushtet në gusht, dhe ndërsa trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA përgatiteshin të dilnin nga vendi pas 20 vitesh lufte.
Restoranti ka fituar gjithashtu ndjekës të konsiderueshëm në mesin e banorëve vendas në Shëngjin, që është shtëpi për rreth 8 mijë banorë.
Pavarësisht presionit ndërkombëtar, arsimi i lartë dhe universitetet publike për gratë afgane kanë mbetur të mbyllura që nga marrja e pushtetit nga Talibanët vitin e kaluar. Ndërsa talebanët njoftuan së fundmi se shkollat dhe universitetet për vajzat afgane do të rifillojnë në mars, shumë arsimtarë mbeten skeptikë.
Shumica e refugjatëve afganë që janë strehuar në Shqipëri, duan të shkojnë në Amerikë, prandaj edhe vazhdojnë e presin deri në miratimin e vizave./Al Jazeera/ arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...