Google ADS

Shqiptari habit policinë italiane se ku e kishte fshehur drogën

01:44 | 26 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Siena, pasi akuzohet për trafik narkotikësh. 

Në pranga ka përfunduar një shqiptar 32-vjecar, pasi gjatë kontrollit të makinës së tij në Sinalunga, provincë e Sienës, iu gjetën të fshehura dy pako me kokainë me 50 gram secila.

Policia ushtroi kontroll në makinë pas sjelljes dyshuese të shqiptarit që posedonte edhe nënshtetësinë italiane.

Pas kontrollit në makinë, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij, ku gjeti sërish 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga rreth 50 gram kokainë secila.

Por ajo që habiti karabinierët ishte fakti se ata gjetën rreth 12 gram kokainë të fshehura në shishen e termusin të foshnjës së tij 14 muajshe. Në total policia sekuestroi rreth 250 gram kokaine me 350 doza si dhe me një vlerë prej 25,000 eurosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme