Google ADS

Shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë në Greqi

21:34 | 3 Tetor 2021
KRG

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e sotme ku një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Sipas mediave greke ngjarja është regjistruar mbrëmje e sotme në një kafene në rrugën 104, Liosion, në zonën e Agios Panteleimon të kryeqytetit grek.

Shqiptari ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.

Më pas, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa shqiptari është dërguar me auto-ambulancë për në spital. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë rrugës. /albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme