Pas një ndjekje të gjatë, policia arriti të sekuestronte 17 kg drogë në një makinë në Francavilla në Itali. Operacioni çoi në arrestimin e drejtuesit të mjetit, një shqiptari dhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës.
I riu nuk ka pasur më parë rekord penal, ndërsa jetonte në Montesilvano. Sasia prej 17 kg drogë ishte e ndarë në 9 kg marihuanë dhe 8 kg hashash.
28 vjeçari shqiptar që shërbente si korrieri u kap nga policia e Chietit në rrugën nacionale Adriatica. Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu që ngiste BMW-në, u ndalua në veri pranë kufirit me Pescara-n.
28 vjeçari është treguar menjëherë nervoz dhe nga kërkimi i automjetit u gjet në bagazh një çantë shpine ku gjendej sasia e drogës. Gjatë një kërkimi në shtëpinë ku jetonte, u zbuluan edhe drogëra të tjera dhe 600 euro para të gatshme.Hetimet filluan me monitorimin e të riut, i cili edhe pse nuk punonte, bënte një standard të lartë jetese. I riu u transferua në burgun e Chietit në dispozicion të autoritetit gjyqësor. /ora news/
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës