Një shtetas shqiptar drejtonte një rrjet prostitucioni nga burgu në Frosinone në Itali. Rasti është publikuar në mediat italiane, të cilat thonë se pjesë e këtij rrjeti prostitucioni ishin motra dhe e dashura e shqiptarit.
E gjitha puna koordinohej me anë të një telefoni iPhone, të cilin shqiptari e kishte siguruar dhe e përdorte në ambientet e qelisë.
I burgosuri jepte urdhra në kohë reale nëpërmjet telefonit, se si prostitutat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.
Shqiptari, falë bashkëpunimit të Rinaldo Neccia-s, njërit prej oficerëve të burgut arriti të siguronte një telefon të kohëve të fundit, me të cilin arriti të menaxhonte aktivitetin e prostitucionit.
Hetimet për këtë rast po vijon pasi ende nuk dihet sesi një person i arrestuar për krime që lidhen me prostitucionin mund të vijojë të drejtojë të njëjtën aktivitet nga burgu.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...