Një 42-vjeçar shqiptar i quajtur Altin Bushati është dënuar me 13 vite heqje lirie nga një gjykatë në Angli për shkak se akuzohet për dhunë dhe sulme seksuale ndaj dy grave.
Sipas medieve britanike, Altin Bushati i cili jetonte në Pennymead, Harlow në Angli, ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj dy grave të cilat i detyronte të kryenin marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e tyre.
Top Channel duke iu referuar medieve në Angli, mëson se të dy sulmet ndaj grave ishin bërë në kohë të ndryshme, i pari në korrik të viti 2016 ndërsa rasti i dytë ishte shënuar rreth 12 muaj më vonë. Por në rastin e dytë shqiptari e pësoi duke u arrestuar nga policia më 7 korrik të viti 2017.
Megjithëse shqiptari i ka mohuar akuzat, grupi hetimor përgatiti dosjen e plotë ndaj tij në shtator të 2019 ndërsa sipas medieve vendase ai është dënuar me 13 vite burg për të paktën 4 akuza përdhunimi dy akuza sulmi dhe një akuzë sulmi seksual.
“Një grabitqar seksual! Sulmet kanë pasur një ndikim psikologjik mbi viktimat e tij dhe unë dua t’i lavdëroj ata për guximin që ata kanë treguar gjatë hetimit dhe gjyqit”, është shprehur një nga pjesëtarët në gjyq.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...