Një aksident i rëndë në punë ia ka marrë jetën një shqiptari 45 vjeç në Alikes në Volos të Greqisë. Shqiptari që punonte si saldator së bashku me dy të tjerë në kompaninë e frigoriferëve “Aleksopulu”, u dogj në zjarrin e madh që ka përfshirë ndërtesën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë. Hetimet paraprake flasin për flakë që janë përhapur për shkak të saldimeve. Ndërsa dy punëtorët e tjerë ia kanë arritur të largohen, shqiptari u gjet i shkrumbuar. Ai u gjet pranë shkallëve të ndërtesës.
Për të shuar zjarrin janë angazhuar shumë zjarrfikëse. Dëmet materiale janë shumë të mëdha. Kjo pasi flaka ka lëshuar edhe helme toksike. Këto të fundit besohet se mund të kenë ndikuar që shqiptari të mos largohet dot dhe të mbetet në shkallë. Më pas hetuesit janë afruar me kujdes për të bërë identifikimin e trupit të viktimës. Atij do t’i bëhet edhe autopsia./shekulli/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...