Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.
Pas, ndërkombëtarëve janë liderët fetarë, të cilët kanë arritur të sigurojnë me shumë besim se institucionet shtetërore me 23%.
Në listën e institucioneve shtetërore më të besueshme është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 18.6%.
Edhe pse menaxhon buxhetin e gjithë shqiptarëve qeveria ka vetëm 18.5% të besimit të tyre.
Shqiptarët kanë shumë pak besim edhe tek ata që duhet të ishin avokati i tyre mbrojtës, opozita me vetëm 17.3%, media me 18.1% dhe Shoqëria Civile me 16.1%.
Ndërsa, Policia, e cila ka për detyrë të ruaj rendin dhe sigurinë ka vetëm 16.1% të besimit të qytetarëve.
Ndërsa SPAK edhe pse është trumbetuar shumë nga ndërkombëtarët është shumë më poshtë se këta të fundit për nivelin e besimit që shqiptarët kanë tek ky institucion me vetëm 14.2%.
Në tre vendet e fundit renditet Parlamenti me 7.4%, gjykatat me 7.4% dhe partitë politike me 6%.
Renditjen për nivelin e mosbesimit që kanë shqiptarët për institucionet e kryesojnë partitë politike me 64.2% pasuar nga opozita 30.7%, qeveria me 51.6%, pushteti lokal me 48.7%, parlamenti me 48.4%, gjykatat me 46.2%, presidenti me 39.1%, SPAK me 38.9%, policia me 37.5%, KQZ me 36%, media me 33.9%, liderët fetarë me 32.8%, Shoqëria Civile me 30.9%, Ambasada Amerikane me 21%, OSBE me 17.8% dhe Delegacioni i BE me 17.3%.
Ambasada Amerikane edhe pse institucioni me i besueshëm për shqiptarët ka pasur një lëkundje muajin e fundit nga 36.9% në shtator ka rënë në 33.2%.
Po ashtu edhe delegacioni i BE në shtator 38% dhe në tetor 30.7%.
Por, në nivelin e besimit ndaj Ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE ka një ndasi të madhe politike.
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është më e besueshme për votuesit e së majtës ku 59.1% e besojnë, 31% janë neutralë dhe vetëm 8.7% nuk i besojnë.
Nga ana tjetër demokratët kanë krejt qasje tjetër pasi vetëm 15.8% e tyre e besojnë ambasadoren, 29.4% janë neutral dhe 53.8% e votuesve të PD-së nuk e besojnë.
Më ndryshe është qasja ndaj ambasadores së BE-së Christiane Hohmann e cila po ashtu është më e besueshme për socialistët, të cilët e besojnë 59.6%, janë neutrale 32.3% dhe vetëm 7.3% nuk e besojnë.
Ndërsa nga ana tjetër vetëm 23% e demokratëve e besojnë 36.6% janë neutral dhe 40.1% nuk e besojnë.
Parashikimi i motit për të premten
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...