“Nuk mendoj se ne jemi kaq shumë të ftohtë. Ne jemi ballkanas dhe përgjithësisht njerëzit tanë kanë një jetë seksuale të mirë, të shëndetshme”.
Ky është komenti i parë që bën sociologu Gëzim Tushi, pasi u njoh me rezultatet e një anketimi të përbashkët të INSTAT-it dhe Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, gati 25% e të rriturve shqiptarë nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale.
“Në përgjithësi, sistemi i anketimit në Shqipëri vuan nga disa fenomene, siç janë hipokrizia, mungesa e thënies së të vërtetës, frika nga opinioni, apo se mund të zbulohesh”, shprehet më tej sociologu Gëzim Tushi.
Sipas sondazhit, numri më i madh i meshkujve pa përvojë seksuale është në Dibër dhe Elbasan, ndërsa gratë në Kukës dhe Shkodër. Përkundër kësaj, sociologu nënvizon se rajoni verior ka një përqindje më të lartë lindshmërie.
“Numri i fëmijëve për grua në rajonet e Dibrës, Kukësit dhe në përgjithësi në zonën e veriut është gati 2.2 fëmijë për grua, që konsiderohet një shifër e lartë në raport me faktin që në nivel kombëtar apo shtetëror, ne e kemi 1.4. Shifrat e INSTAT-it tregojnë që mungon një numër i konsiderueshëm i bebeve nga viti në vit. 22 mijë bebe më pak në 2018-n, në krahasim me 2017-n”, tha Gëzim Tushi.
Emigracioni, rënia e numrit të martesave, teknologjia dhe marrëdhëniet e rralla seksuale, po e kthejnë vendin në një “bombë demografike me sahat”, thekson sociologu. /TCH/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?