Emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë numrin më të lartë të të huajve që kanë marrë shtetësinë greke gjatë vitit 2017.
Të dhënat e publikuara së fundi nga Agjensia Europiane e Statistikave, EUROSTAT dhe që pasqyrohen gjerësisht në mediat greke tregojnë se 86,8 për qind e rreth 34,305 personave që morën shtetësinë greke në vitin 2017 ishin qytetarë shqiptarë, 1,3 për qind ukrainas dhe 1,1 për qind nga Moldavia.
Sipas të dhënave europiane lëshimi i shtetësisë në vitin 2017 ishte në Greqi 3 për qind më lartë se në vitin 2016. Në qershor të vitit 2015, Greqia votoi me konsenus të gjerë ndërpartiak ligjin për dhënien e nënshtetësisë fëmijve që lindin e rriten në Greqi. Sipas të dhënave greke nga viti 2016, që filloi zbatimi i legjislacionit deri më sot, 66 mijë të rinj e të reja kanë marrë nënshtetësinë greke.
Analistët vlerësojnë se një pjesë jo e vogël e emigrantëve shqiptarë që qëndrojnë prej vitesh në Greqi kanë synuar marrjen e shtetësisë greke për t`u bërë qytetar i një vendi të Bashkimit Evropian. Kështu, pas krizës ekonomike që mbërtheu Greqinë, ata e kanë pasur më të lehtë të emigronin drejt Britanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Në këto vende emigrantët shqiptarë janë pajisur lehtësisht me leje pune dhe kanë arritur të përfitojnë nga tarifat e shkollimit për fëmijët që për shtetasit europianë janë shumë më të ulta në vendet e BE-së në krahasim me ato për shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Eurostat në vitin 2017, më shumë se 825,000 persona fituan shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, krahasuar me 995,000 në vitin 2016 dhe 841,000 në vitin 2015. Nga numri i përgjithshëm rreth 17 për qind ishin shtetas të një vendi anëtar të BE-së, dhe shumica ishin shtetas të vendeve jo-anëtare të BE-së ose personat pa shtetësi. Qytetarët shqiptarë në vitin 2017 u renditeë të dytët me 58,900 persona, 97 për qind e të cilëve e kanë fituar shtetësinë në Greqi ose Itali ndërsa grupi më i madh për marrjen e shtetësisë e një vendi anëtar të BE-së, ishin shtetasit e Marokut (67, 900 persona, nga të cilët 83 për qind e kanë fituar shtetësinë në Itali, Spanjë apo Francë)./voa/
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...