Google ADS

Shqiptarët qejflinj pas veshjeve, ja cili qytet shpenzon më shumë

13:11 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Edhe pse ndër më të varfrit e Europës, shqiptarët janë shquar ndër vite si sqimatarë pas veshjeve dhe këpucëve.

Për këtë mjafton të shikojmë veshjet tradicionale, ku secila trevë “garon” për veshjen më pompoze e të zbukuruara me ar dhe argjend. Edhe në ditët e sotme, të dhënat tregojnë se shqiptarët nuk e kanë humbur traditën për t’u veshur bukur dhe konkurrojnë për shpenzimet edhe me qytetarët e Bashkimit Europian.

Po cilat janë qarqet e Shqipërisë banorët e të cilëve nuk e kursejnë aspak dorën ku vjen puna për të shpenzuar për veshje dhe këpucë?

Do të zhgënjeheni, por kryeqyteti, ku janë të përqendruara institucionet kryesore, ka dyqane pa fund dhe jeta e natës mbizotëron nuk kryeson në këtë listë, shkruan americaneye.al

Korçarët kryesojnë listën për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017. Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve.

Të dytët për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë janë dibranët.

Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit.

Më pas për shpenzime të larta renditen Durrësi, Gjirokastra dhe Berati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme