3 shqiptarët që u kapën me gati 4 tonë hashash në një jaht në brigjet italiane, rezultojnë banues në Durrës dhe Tiranë.
Për shkak të sekretit hetimor, policia rezervohet të japë identitetin e tyre dhe moshën, por Top Channel ka mësuar se 3 personat në fjalë kanë hyrë në territorin malazez ditën e hënë. Pikërisht nga ky shtet dyshohet të jetë nisur edhe mjeti lundrues luksoz, i mbushur me drogë, i cili mendohet të jetë marrë më qira.
Jahti me flamurin amerikan është pikasur nga Guardia di Finanza italiane në ujërat territoriale në zonën e Viestes dhe pas ndjekjes dhe me suport ajror është bërë i mundur bllokimi i tij në det.
Paraprakisht, rezulton se jahti nuk ka shkelur ujëra shqiptare, ndërsa hetimet janë fokusuar mbi origjinën e drogës, vlera e së cilës përllogaritet mbi 20 milionë euro.
Pak ditë më parë, policia italiane sekustroi edhe 2.3 tonë kanabis që sapo ishte shkarkuar nga një gomone oqeanike e cila humbi gjurmët në ujrat malazeze dhe ato kroate. Pritësi i kësaj sasie ishte sërish një shqiptar që u arrestua ndërsa nga analizat e zhvilluara mes policisë italiane dhe asaj shqiptare rezulton se trafikantët janë duke shfytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Puljas, por në pjesën e sipërme të Adriatikut.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...