Plakja dhe zvogëlimi i popullsisë shqiptare është fakt, por tashmë është OKB që jep alarmin se vendi ynë deri në 2100 mund të pësojë një rënie drastike të banorëve.
Janë tre skenare, me optimisti, ai me zero emigracion dhe rritje të lindjeve parashikon një popullsi prej 2,8 milionë banorësh. Me variantin normal në Shqipëri do të ketë 1,6 milionë banorë, ndërsa varianti pesimit na kthen në vitin 1938 me 860 mijë banorë.
Profesor Gëzim Tushi thotë se me të dhënat aktuale rënia e popullsisë është e sigurt.
“Në qoftë se do të vazhdojë emigracioni me këto ritme siç është, nëse lindjet do vazhdojnë të jenë në këto nivele nga 2,3 fëmijë për grua që kemi pasur në vitin 90 në 1,6 fëmijë për grua qe jemi tani, gati-gati nuk bëjmë as zëvendësimin natyror të popullsisë këto të gjitha tregojnë se do të ketë një proces rënie”, shprehet Prof. Gëzim Tushi, sociolog.
Sociologia Entela Binjaku shpjegon se çdo të thotë rënie e popullsisë.
“Do të thotë popullsi më e plakur në trojet amë, prishje e ekuilibrit midis grupmoshave, do të thotë që gjithnjë e më shumë të moshuar do të jenë dhe gjithmonë e më pak të rinj do jenë kontribuues aktiv në tregun e punës do të thotë dhe nevoja për politika të reja shëndetësore”, shprehet sociologia Entela Binjaku.
Në këtë pikë sipas zonjës Binjaku duhet të ndërhyjë politika.
“Ndoshta shifrat e tilla dhe ai skenar negativ veçanërisht do të ndërgjegjësojë gjithë politikën shqiptare që të tregohet më e vëmendshme ndaj atyre perspektivave që i japin kësaj popullsie qëndrueshmëri dhe nuk e lejojnë të zbresë deri në këto shifra kaq katastrofike”, thotë ajo.
Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Profesor Gëzim Tushi. “Të ndërtohet një strategji kombëtare që ka të bëjë me punësimin, me rritjen e cilësisë së jetës, me përmirësimin e kushteve që kanë të bëjnë me rritjen e atraksionit të njerëzve, me lidhjen me vendin, pastaj me politika që kanë të bëjnë me nxitjen e natalitetit me politika favorizuese me gratë kur bëhen nëna për fëmijët që rritin”, shprehet ai.
I gjithë ky ortek i këtyre faktorëve qe varen nga qeveria, kini parasysh që problemi plakjes së popullsisë është edhe problem social është edhe problem shtetëror por është probleme edhe i jetës private të individit, pra duhet i bashkojmë të gjithë këta komponentë në një lloj strategjie që të ndikojë të ndalim procesin e plakjes së popullsisë dhe këto prognozat e frikshme të pakësimit të popullsisë në mënyrë kaq alarmante siç i ka bërë OKB./tch/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...