Bie besimi i qytetarëve shqiptarë për gjendjen e tyre ekonomike. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e bërë për periudhën korrik-shtator ka konstatuar se individët nuk kanë pritshmëri për rritjen e të ardhurave dhe për kryerjen e blerjeve. Po ashtu në rënie është edhe ndërtimi që lidhet me kontrata porositëse. Pavarësisht këtyre zërave shërbimi, tregtia dhe industria janë optimist për të ardhmen.
Ndonëse jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon qytetarët shqiptarë presin përkeqësim të gjendjes ekonomike.
Banka e Shqipërisë ka përfunduar vrojtimin me konsumatorët dhe bizneset ku rezulton se familjarët janë pesimistë për të ardhmen. Vrojtimi është bërë për periudhën korrik-shtator ndërsa dy treguesit që kanë ndikuar në këtë situatë janë rënia e blerjeve të mëdha kryesisht mobilie apo elektroshtëpiake si përkeqësim i balancës së të ardhurave krahasuar me shpenzimet.
Rënie të besimit ka pësuar edhe sektori i ndërtimit, i cili ka rënë me 4.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë. Ndikim në këtë situatë duket se ka dhënë ecuria e kontratave porositëse por edhe aktiviteti ndërtues.
Këto tregues në këtë sektor vijnë edhe pse ka pasur një boom të lejeve të ndërtimit dhe rritje të çmimit të shitjes së apartamenteve. Por përtej këtyre dy zërave në tërësi treguesi i besimit në ekonomi është rritur me 3.2 pikë përqindje.
Rritje të besimit ka pasur në sektorin e shërbimeve,në industri dhe në tregti që lidhen kryesisht me pritshmëritë për rritje punësimi. /OraNews/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...