Pjesa më e madhe e shqiptarëve (51%) nuk njeh asnjë nga deputetët që përfaqësojnë zonën e tyre në parlament. Mes votuesve socialist në zgjedhjet e fundit, deputetët e zonës njihen më shumë (58,7%) sesa mes votuesve demokratë (50,4%).
Katër në pesë shqiptarë (75%) nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga kandidati për deputet përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Edhe më shumë janë ata (80%) që nuk janë kontaktuar as pas zgjedhjeve nga deputetët e zonave të tyre.
Ndarë sipas partisë që votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se votuesit socialist që janë kontaktuar përpara zgjedhjeve nga kandidati i zonës (30,5%) janë thuajse po aq sa votuesit e djathtë të kontaktuar (28%) nga deputetët që përfaqësojnë zonat e tyre.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (58%) nuk e kanë dëgjuar deputetin e zonës së tyre të flasë në parlament. Një në katër shqiptarë (28,4%) e ka dëgjuar deputetin e zonës në parlament.
Mes votuesve socialistë ka më shumë qytetarë (37,6%) që kanë dëgjuar deputetin e tyre në parlament, krahasuar me votuesit e djathtë (31,7%) që e kanë dëgjuar përfaqësuesin e zonës të flasë në kuvend.
Akoma më shumë shqiptarë (65,5%) nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë deputetin e zonës të flasë në parlament për zonën që përfaqëson. Vetëm 16,6% e shqiptarëve kanë dëgjuar të flitet për zonën e tyre nga deputeti që e përfaqëson në parlament.
Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuesit socialist që kanë dëgjuar deputetin e zonës të flasë për atë zonë janë më shumë (23,7%) sesa votuesit e djathtë që e kanë dëgjuar deputetin e tyre të flasë për zonën që përfaqëson.
Pas formimit të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, vetëm 16% e votuesve socialistë dhe 12% e atyre demokratë, janë kontaktuar nga deputeti që përfaqëson sot zonën e tyre.
Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj./euronews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...