Shqipëria zë vendin e 55-të në Botë në indeksin e lëvizjes së lirë, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 53-të në botë.
Në krahasim me fqinjët, vendi ynë renditet po ashtu i fundit, duke qëndruar pas Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, apo edhe Bosnje Hercegovinës, që siç duket mbajnë vendin e 43-të, 48-të, 50-të dhe 53-të respektivisht.
Raporti i Henley global bëhet në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit ajror, e njohur si “IATA”. Renditja bëhet mbi bazën e totalit të vendeve me të cilat qytetari i një shteti ka të drejtë të hyjë pa u pajisur me vizë.
Në vitet 2015-2016 Shqipëria renditej në vendin e 53-të në botë, ndërkohë që në vitet 2013-2014 renditej e 45-ta. Gjatë një dekade të përpilimit të këtij indeksi, Shqipëria nuk ka qenë në asnjë vit më mirë se fqinjët.
Në indeksin e këtij viti Shqipëria grumbullon 98 pikë, po aq sa një vit më parë. Pikëzimi përkon me numrin e vendeve me të cilat qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të lëvizin pa pasur nevojë të pajisen me vizë, raporton “Scan”.
Në vend të parë në rang global renditet Gjermania, e ndjekur nga Suedia, ndërkohë që në vend të fundit renditet Afganistani. Ndër 2018 destinacione të mundshme, gjermanët kanë të drejtë të shkojnë në 176 prej tyre pa u pajisur me vizë, ndërkohë që afganët kanë liri qarkullimi në vetëm 24 destinacione.
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...