Google ADS

Shqiptarët nuk shpenzojnë më për argëtim dhe art

01:11 | 1 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Pavarësisht krizës së çmimeve, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 6% në tremujorin e parë të vitit.

Zgjerimi i ekonomisë sipas Insitutit të Statistikave është mbështetur kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme që mbajtën peshën kryesore këtë periudhë, ndërsa dhanë kontribut pozitiv duke mbështetur rritjen edhe tregtia e transporti.

Por, e kundërta ka ndodhur me bujqësinë, sektorin më të madh të ekonomisë që duket se ka frenuar ritmet e rritjes. Kontributi i saj këtë tremujor në ekonomi sipas Instat ishte vetëm 0.01%, duke bërë që sektori që po përballet me një shtrenjtim të fortë të lëndëve të para si pasojë e luftës të mbetet thuajse në vendnnumëro.

Ndërkohë, kontribut negativ në ekonomi kanë dhënë degë të tjera si aktivitet argëtuese dhe shërbime të tjera që lidhen ngushtë me mirëqenien e qytetarëve, pasi duket se shqiptarët kanë shpenzuar më pak për këto shërbime, duke orientuar shpenzimet e tyre drejt ushqimeve dhe nevojave bazike.

Konsumi final i popullatës që përbën edhe peshën kryesore të ekonomisë shënoi një rritje prej 8.6% këtë tremujor, kurse shpenzimet e qeverisë nga ana tjetër u u ngadalësuan duke u tkurrur me 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Edhe pse në këto tregues të ekonomisë kriza e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë duket se nuk është reflektuar për këtë periudhë të parë të vitit, pasojat e goditjes duke se nuk do të jenë afatshkurtra në ekonomie. Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në dy dekada dhe pritet të qëndrojë mbi objektivin e bankës qendrore të paktën deri vitin e ardhshëm.

Si qeveria, ashtu edhe banka e Shqipërisë por edhe institucionet e huaja ndërkombëtare kanë ulur pritshmëritë e tyre për rritjen ekonomike të vendit. Në skenarët e tyre, edhe pse në asnjë rast nuk flitet për recesion, ekonomia shqiptare nuk do të kalojë 3.5% rritje këtë vit./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme