Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum dhe nuk ia dalin dot të kursejnë para’. Top Channel publikon të dhënat zyrtare që tregojnë se sa para’ kanë shqiptarët të kursyera në banka dhe se si ndahen këto kursime.
Sipas një analize të Agjencisë së Depozitave, në total individët shqiptarë kanë 2.4 milionë llogari bankare. Por, pjesa dërrmuese e tyre janë llogari pagash ose depozita të vogla dhe vetëm 24 mijë shqiptarë, ose më pak se 1% e totalit të popullsisë ka kursime bankare më të larta se sa 50 mijë euro.
Depozitat në banka janë forma kryesore ku familjet shqiptare ruajnë kursimet e tyre financiare, duke zënë 80% të totalit të kursimeve, ndërsa pjesa e mbetur janë fondet e investimeve dhe letrat me vlerë të qeverisë.
Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2017 totali i depozitave që familjet kanë në banka arriti në 922 miliardë lekë ose rreth 7.5 miliardë euro. Por, siç tregojnë të dhënat nga Agjencia e Depozitave, vetëm 1% e individëve ia kanë dalë të kursejnë mbi 50 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ka më pak se kaq.
Numri i pakët e individëve që kanë më shumë se 50 mijë euro kursime tregon se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ka të ardhura vetëm sa për konsum dhe e ka të pamundur të kursejë para’ mjaftueshëm për të qenë e mbrojtur nga situatat e vështira ekonomike./Top Channel
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj