Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian, (Shqipëria, Maqedonia, mali i Zi, Serbia, Bosnjë Hercegovina) si dhe për Kosovën.
Shqipëria dhe Kosova rezultojnë dy shtetet që kanë një jetëgjatësi më të lartë, si për burrat dhe për gratë dhe kanë ende një popullsi të re. Por të dy vendet janë më të varfrit e Europës. Shqipëria, në ndryshim nga Kosova po shkon drejt plakjes së shpejtë, pasi norma e fertilitetit është e dyta më e ulëta në Ballkan, pas Bosnjës, ndërsa Kosova e ka më të lartën. Të dy shtetet që flasin shqip kanë dhe dendësinë më të lartë të popullsisë në Ballkan.
Shqiptarët, si të Shqipërisë, ashtu dhe Kosovës, janë më jetëgjatët në rajon. Pritshmëria për të jetuar për gratë është 81.6 vjeç në Kosovë, më e larta nga të gjitha vendet e tjera dhe 80.5 vjeç në Shqipëri. Maqedonia e Veriut e ka 78.8 vjeç, Mali i Zi (79.3), Serbia (78.4), Bosnja (78.8).
Burrat në Shqipëri kanë një pritshmëri për të jetuar më gjatë nga gjithë Ballkani, prej 77.4 vjeç, kundrejt 75.9 vjeç në Kosovë, 74.6 vjeç të Maqedonisë, Mali i Zi (74.5), Serbia (73.5), Bosnja (73.7).
Teksa po jetojnë më gjatë, shqiptarët e Shqipërisë po lindin dhe më pak, një tendencë që mund ta çojë vendin drejt plakjes së shpejtë.
Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta e u ulëta nga vendet e tjera në Ballkan, me 1.37 lindje për grua, në raport me 1.42 në Maqedoninë e Veriut, 1.76 në Mal të Zi, 1.49 në Mal të Zi. Më e ulëta, kjo normë është në Bosnjë Hercegovinë, me 1.3 lindje për një grua, ndërsa më e larta është në Kosovë, me 1.65.
Shqipëria ka ende një popullsi të re, me 17.2% të totalit që janë në moshën nën 15 vjeç, kundrejt 16.4% në Maqedoninë e Veriut, 18% në Mal të Zi, 14.3% në Serbi, dhe 16.4% në Bosnjë. Por, popullsia më e re është në Kosovë, me 24.4% të popullsisë totale.
Të ardhurat për frymë të Kosovës dhe Shqipërisë janë më të ulëtat, duke arritur në nivelin e përkatësisht 3,700 dhe 4,800 eurove për frymë. Më i pasuri është Mali i Zi (7,500 euro për frymë), , Serbia (6,600 euro), Maqedonia e Veriut (5,200), Bosnja (4,900 euro).
Dendësia e popullsisë është më e larta në Kosovë (165 banorë për km2), e ndjekur nga Shqipëria (100), Serbia (91), Maqedonia e Veriut (83), Bosnja (68), Mali i Zi (46).
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...