Në vijim të komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022, si dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023, Shqipëria do të fillojë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.
Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.
Në bazë të marrëveshjes pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.
Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar./euronews.al
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...