47% e shqiptarëve me arsim të lartë ka emigruar gjatë një periudhe gati 10 vjeçare, e kjo sipas ekspertëve të institutit të statistikave do të çojë në varfërimin e ekonomisë së vendit.
“U largova sepse fitova bursë në Paris. Tani jetoj në Luksenburg. Kam mall për familjen por më mban këtu cilësia më e mirë e jetesës. Ju them miqve të mi që janë aty lum si ju keni diell dhe me përgjigjen: hajde jeto këtu me diellin por pa të ardhura ekonomike”, u shpreh Zamira Pode-emigrante.
Ekspertët Sokrat Palushi dhe Elma Cali në studimin “Diaspora e Shqipërisë në shifra” nxorën në pah se Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve jashtë vendit. Për vitin akademik 2019-2020 18, 181 të rinj u larguan për studime jashtë vendit, ndërkohë fenomeni i largimit të trurit nga Shqipëria është vit pas viti në rritje.
“Jam zgjedhur në grupin e 30 fituesve nga 600 studentë që aplikuan për degën e kontabilitet financë në Luksemburg”, shprehet një studente.
Emigracioni ka ndarë edhe familjet shqiptare. Të moshuarit po jetojnë vetëm, pasi fëmijët po sakrifikojnë jo vetëm për arsimim më të mirë por edhe për një punë të sigurtë në të ardhmen për të ndihmuar familjen./tch/
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...