Tiranë, 15 shkurt 2020 – Kompanitë e huaja që e kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim, raporton Top Channel.
Edhe pse avokatura e shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në dritë numrin e padive në arbitrazh dhe shumën e dëmshpërblimit që rrezikon t’i pagujaë Shqipëria.
Sipas auditit, aktualisht në gjykatat e arbitrazhit janë aktive 9 padi ndaj Shqipërisë, për të cilat pritet dhënia e vendimit. Dy prej tyre u përkasin kompanive të lidhura me biznesmenin italian Francesco Beccheti. Për njërën nga çështjet, Gjykata Ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve e ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro. Por, ky vendim nuk është ende përfundimtar, pasi Shqipëria e ka ankimuar vendkimit dhe procesi vazhdon ende.
Por, veç dy padive të kompanive të italianit, ndaj Shqipërisë janë ngritur edhe 7 padi të tjera. Pjesa dërrmuese e këtyre padive janë ngritur kundër Ministrisë së Energjisë dhe agjencive në varësi të saj.
Dy padi aktive në arbitrazh janë ngritur ndaj AlbPetrol dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sipas pretendimit të kompanive shteti duhet t’ua paguajë atyre mbi 110 milionë euro dëmshpërblim.
Autoriteti Rrugor shqiptar është paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Tregtisë për 44 milionë euro, ndërsa OSHE dhe Agjencia Kombëtare e ujësjellës-kanalizimeve janë paditur me 5 dhe 20 milionë euro përkatësisht.
Kjo është hera e parë që një dokument shtetëror e zbulon shumën e dëmshpërblimit që kërkohet përmes Gjykatës së Arbitrazhit. Kjo shumë përbën rrezik të madh për buxhetin e shtetit dhe kjo është pasojë e pakujdesive apo vendimeve korruptive të institucioneve.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...