Nga përmbytjet, zjarret dhe dëmet në bujqësi, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 15,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo rreth 3,5 miliardë euro deri në vitin 2050.
Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore vlerëson se humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor.
Françeska Korançe, eksperte mjedisi, shprehet për A2 CNN: “Deri dje dihej se ulliri kultivohej në një zonë të caktuar të vendit, por ndryshimet klimatike ka prishur ekuilibrat. Sot, bujqësia është e para e prekur nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu zjarret, përmbytjet dhe energjia janë të tjerë fenomene negative që vijnë nga ndryshimet klimatike”.
Për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh, nga 9,5 miliardë Serbisë, 6,8 miliardë Bosnje-Hercegovinës apo 6,4 miliardë Maqedonisë së Veriut.
“Këto 6 miliardë euro janë të domosdoshme për t’u përshtatur ndaj klimës. Do vijë një moment ku nuk do të mund të mitigojmë më ndryshimet. Duhet t’i paraprijmë duke u përshtatur”, shton Korançe.
Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare. Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë, bujqësinë, qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.
“Shqipëria më shumë vuan efektet e të tjerëve se sa kontriubon te ndryshimet klimatike. Megjithatë, duke qenë pjesë e një zinxhiri edhe ne kontribuojmë në rregullimin e ekuilibrave të natyrës”, shpjegon Korançe.
Në raportin e fundit, mbi perspektivën ekonomike të vendeve në zhvillim Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmëroi se thatësira rrezikon të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit. Në vitin 2021, qeveria miratoi një plan të posaçëm për energjinë dhe klimën. Në të nxirret më pak nevoja për uljen e ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin