Shërbimet publike online për qytetarët dhe bizneset i kanë dhënë Shqipërisë çmimin e qeverisjes digjitale.
Lajmin e bën me dije Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj. Ndarja e çmimeve u bë sot nga ReSPA (iniciativë e BE) dhe OECD/SIGMA të cilët i dhanë Shqipërisë notën maksimale në kategorinë për qeverisjen digjitale (Digital Goverment).
“Pas vitesh pune të madhe, Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht për qeverisjen digjitale. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u vlerësua për udhëheqjen e këtij projekti kombëtar për shndërrimin e administratës publike në efikase dhe inovatore”, shprehet Karçanaj.
Sipas Karçanajt, çmimi nxjerr në pah përpjekjet e qeverisë në investime që ndryshuan administratën publike përmes sistemeve digjitale. Përmes e-Albania, qytetarët shqiptarë marrin qindra shërbime publike me nje klik të vetëm.
Ky vlerësim ndërkombëtar, sipas drejtueses së AKSHI-t, është një mundësi e madhe për mbështetje nga partnerët perëndimorë në digjitalizim, si përgjigja e vetme për të siguruar qendrueshmëri në çdo kohë dhe cilësi jete për qytetarët shqiptarë./TCH
Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunj...
Abdixhiku kujton Afrim Bunjakun: Personalitet që dha frymën ...
Luis Enrique për Mbappen: Është turp që një futbollist si ai...
Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me...
Flet vëllai i Afrim Bunjakut: Ishte vit i vështirë, por jemi...
Hasani: Shqipëria e vendosur për të luftuar gjuhën e urrejtj...