Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, mikpritjen dhe kulinarinë e veçantë vazhdon të jetë në top listat e faqeve më të njohura si destinacioni i vitit për pushime.
Këtë herë është suitcaseandwanderlust.com, i cili e rendit vendin tonë në krye të listës prej 6 vendeve që duhen vizituar këtë sezon veror, sepse kanë shumë për të ofruar, pas Islandës.
“Ju duhet t’i thoni shefit tuaj në fillim të vitit se kur i planifikoni pushimet tuaja vjetore, por nuk jeni të qartë se ku do të shkoni. A keni parë shumë vende në Europë dhe doni të zbuloni diçka të re?”, nis udhëtimin imagjinar me ndjekësit e tij suitcaseandwanderlust.com.
Nikola, që drejton këtë faqe, u rekomandon ndjekësve e saj të vizitojnë Shqipërinë.
Ngjyra jeshile e thellë e ujit të detit, plazhet e bukura dhe për më shumë historia, e bëjnë Rivierën Shqiptare kaq të veçantë.
Pjesa më e bukur, veçon Nikola, është përgjatë bregdetit midis Vlorës dhe Sarandës, ku do të gjeni edhe plazhet më të bukura me gurë.
“Shqipëria me 15 parqet kombëtare të saj është një parajsë për dashamirësit e natyrës dhe udhëtarët”, shkruan suitcaseandwanderlust.com.
Por, nëse doni liqene malore, Nikola sugjeron se duhet të bëni një udhëtim te Syri i Kaltër – ku të pret natyra e pastër.
“Nëse dëshironi pushime buzë detit, ose të bëni hiking, ju mund të vizitoni këtë vend midis majit dhe shtatorit, kur temperaturat janë mjaft të larta. Pranvera është sezoni i përsosur për të eksploruar shumë anë të ndryshme të Shqipërisë, historisë dhe natyrës. Temperatura në muajin prill mund të jetë shumë e përshtatshme”, thuhet më tej.
Përfundimi: Shqipëria, vendi perfekt për një pushim veror ku mund të shijohen që nga plazhi, e deri tek udhëtimet ditore. Nëse shëtitja është argëtimi juaj, shkoni atje në pranverë ose në vjeshtë./atsh/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde