Google ADS

Shqipëria, vendi me më së shumti njerëz të sëmurë në rajon

10:21 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Indeksi i Europian Shëndetit (EHCI) e renditi Shqipërinë në zonën e kuqe në hartën e Europës si vendi më problematike të lartë në sektorin e shëndetësisë.

Indeksi vë në dukje se Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shqiptarët shkojnë të doktori vetëm kur janë në gjendje të rënduar, prandaj koha e pritjes në Shqipëri nuk është shumë problem. Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria po vuajnë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë dhe të kushtueshëm të kujdesit në pacient për kujdesin jashtë-pacientit, thuhen në vlerësim.

Sipas matjeve nga të dhënat kombëtare dhe ndërkombëtare si OBSH nëpërmjet Global Health Data Shqipëria ka barrën më të lartë të sëmundjeve në Rajon, dhe nga ana tjetër ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë.

Sipas indeksit të EHCI Shqipëria ka 130 mjekë për 100 banorë niveli më i ulët në 35 vende të Europës të marra në vlerësim. Ndërsa Greqia është vendi me numrin më të lartë mjekëve, me rreth 620 të tillë për 100 mijë banorë.

Krahasuar me vitet 2008-2013, nga të gjithë Qendrat Shëndetësore sipas zonave gjeografike të përcaktuara në kontratë, për vitin 2016 ka një rritje të numrit mesatar ditor të vizitave për mjek nga 7.2% në 2008 në 10.8 % në 2016.

Gjithashtu Shqipëria ka treguesit më të ulët të fuqisë blerëse për shërbime mjekësore PPP (Pariteti i Fuqisë Blerëse) 600 dollarë për pacient në vit në në krahasim me mbi 6000 dollarë në Norvegji, Zvicër dhe Luksemburg.

Sipas të dhënave të FDSKSH-së nga realizimi i vizitave të kryera në Qendrat Shëndetësore të kujdesit parësor në rang vendi përqindjen (%) më të madhe të vizitave e kryejnë kategoria e pacientëve mbi 60 vjeç që zënë 44% të totalit vizitave, të pasuar me vizitat e moshës 15-60 vjeç me 36 %, vizitat e moshës 1-18 vjeç me 17 %, dhe vizitat e moshës 1-12 muajsh me 3% të vizitave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme