Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2021, tregojnë se totali i rezervës valutore të Shqipërisë fiksohet në 4.97 miliardë euro. Në këtë rezervë valutore përfshihet edhe ari monetar.
Por, sa e madhe është kjo rezervë krahasuar me vendet e tjera?
Shifrat e analizuara nga “Scan Intelligence Unit” tregojnë se Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket rezervës valutore në ari.
Në kontinentin e vjetër, vetëm Luksemburgu, Malta, Estonia, Armenia dhe Islanda vlerësohet të kenë rezerva valutore në ari më të vogla se Shqipëria.
Për Serbinë ndërkohë, rezerva në ari fiksohet në rreth 37 tonë, për Maqedoninë e Veriut në 6.9 tonë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën në rreth 3 tonë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë në nivel global, me rezervat valutorë në ari që fiksohen në rreth 8 mijë e 100 tonë.
Gjermania ndërkohë, është e para në Europë dhe e dyta në botë, me 3 mijë e 359 tonë ari në arkën e Bankës Qendrore. Pas Gjermanisë, zënë vend Italia, Franca, Rusia dhe Kina, që mbyllin 5 vendet e para të listës.
Ndërkohë, krahasuar me popullsinë, 2.5 tonë rezerva valutore, përkthehen në më pak se 1 gram për frymë, ose 0.89 gram.
Por, si ndahet rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë?
Pjesa më e madhe e saj, ose më saktë rreth 66%, shprehet në valutën euro, 17% në dollar, 6.9% në SDR, 2.9% në AR, 2.1% në paund britanik, 1.9% në jen japonez dhe 1.9% në valutën kineze, sipas shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...