Hendeku mes nevojës për siguri ushqimore dhe kapacitetit në vendin tonë është tepër i lartë, vlerëson Banka Botërore në një raport të fundit.
Sipas këtij raporti, në drejtim të hendekut, Shqipëria është e gjashta në botë, mes vendeve me të ardhura te mesme dhe të ulta.
Pra vendet që e vuajnë më së shumti problematikën e sigurisë ushqimore. Madje, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i pasigurtë në Europë në drejtim të sigurisë ushqimore për produktet shtazore.
Asnjë vend tjetër në kontinentin e vjetër, e as në Ballkanin Perëndimor nuk ka një diferencë kaq të madhe sa Shqipëria mes nevojave dhe kapacitetit, çka do të thotë se mungesa e sigurisë ushqimore është alarmante, shkruan “scan”.
Një tjetër indikator, ai i kapaciteteve të sigurisë ushqimore për produktet shtazore e rendit Shqipërinë në vend të fundit në Europë, me një indeks në thuajse 40 pikë. Për vende si Serbia, ky indeks fiksohet në mbi 75 pikë.
Kjo do të thotë se, nuk janë vetëm nevojat të larta, por edhe kapacitetet mjaft të dobëta për t`i bërë ballë sigurisë ushqimore, që sipas bankës botërore është një emergjencë, që i shkakton vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme rreth 110 miliardë dollarë dëm çdo vit.
Mungesa e sigurisë ushqimore çon në produktivitet më të ulët si dhe kosto të larta për trajtime mjekësore, duke qenë se një sërë sëmundjesh e kanë pikërisht këtu zanafillën.
Por, në tërësi, në indeksin e kapacitetit të sigurisë ushqimore, pra për çdo lloj ushqimi dhe jo vetëm ato me bazë shtazore, Shqipëria ka një performancë bindshëm më të mirë.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...