Në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor Shqipëria rezulton të jetë vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike. Me ndihmën e GIZ synohet që krijimi i stacioneve të monitorimit ta ndryshojnë për mirë situatën.
Ballkani Perëndimor (BP) vlerësohet si zonë e nxehtë e biodiversitetit në Evropë me një një larmi të madhe eko-sistemesh që nuk mund t‘u shpëtojnë dot pasojave të ndryshimeve klimatike.
“Përmbytjet, erozioni, zjarret, valët e të nxehtit, thatësirat e gjata janë çdo ditë e më të shpeshta në vendet e BP përfshirë edhe Shqipërinë. Vendet në BP nuk po ia dalin dot mbanë të menaxhojnë këto ndryshime për shkak të ekonomive të tyre të brishta,” thotë për DW, Ornela Çuçi, zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Në raport me vendet e tjera të BP, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike, thekson për DW, Merita Meksi, eksperte për klimën, zv/menazhere e programeve të klimës të GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).
“Në Europë Shqipëria renditet si vendi që ka rrezikun më të lartë nga fatkeqësitë natyrore, që janë duke u intensifikuar dhe rritur në frekuencë. Në periudhën 1980 dhe 2010 në Shqipëri kanë ndodhur 23 fatkeqësi të mëdha: nëntë përmbytje, katër tërmete dhe tri ngjarje ekstreme të temperaturave, që prekën rreth 4 milionë njerëz. Vlerësohet se mesatarisht 50.000 shqiptarë preken nga përmbyjet çdo vit dhe ndikimi negativ vjetor në Prodhimin e Brendshëm Brutto, (PBB) është rreth 200 milionë dollarë, “ thotë për DW, ekspertja e GIZ, Merita Meksi.
GIZ dhe ndryshimet klimatie në bazenin e Drinit
Një projekt novator në llojin e vet për Shqipërinë dhe BP, i mbështetur nga GIZ, është në përfundim e sipër. Në sajë të zbatimit të tij gjatë vitit të kaluar janë instaluar stacione monitorimi për përmbytjet në´zonat që ndodhen në breg të lumit Drin, të cilat kanë vuajtur për tri dekada nga përmbytjet kronike. Qindra shtëpi dhe hektarë tokë të përmbytura çdo vit me humbje ekonomike të pallogaritshme.
Stacionet e monitorimit synojnë ta ndryshojnë për mirë situatën. „Këto stacione mundësojnë parashikimin e përmbytjeve, paralajmërimin e hershëm dhe vizualizojnë hartën e përmbytjeve. Kësisoj, institucionet kompetente kanë mundësi që të përgatiten në kohë, të koordinohen, të reagojnë dhe të njoftojnë publikun me qëllim minimizimin e rrezikut nga përmbytjet në bazenin e lumit Drin,” thotë Merita Meksi.Shqipëria pa një shërbim kombëtar hidrometereologjik
Për një vend si Shqipëria me rrezik të lartë ndaj fatkeqësive natyrore për shkak të ndryshimeve klimatike, duket e pabesueshme mungesa e një shërbimi kombëtar modern hidrometereologjik, të aftë të paralajmërojë katastrofat natyrore para se ato të ndodhin.
Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend të rajon dhe në Europë pa një shërbim të tillë. Situata pritet të ndryshojë këtë vit. “GIZ, i mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (BMZ) po punon për realizimin e projektit të parë në rajon për të ngritur shërbimin kombëtar hidrometeorologjik 24 orë në 7 ditë të javës. Ky shërbim do të përdorë teknologjinë moderne dhe inovacionin për ta bërë infomacionin e tij të aksesueshëm për të gjithë palët e interesuara”, thote Merita Meksi. Ajo thekson që ky projekt kërkon një financim prej 40 milion euro, për të cilin do të kontribojë qeveria gjermane, ajo shqiptare, donatorë të tjerë dhe Fondi Global për Ndryshimet Klimatike, (Global Climate Fund, GCF) GCF-i pranishëm në BP.Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, anëtare e Bordit të GCF dhe njëherazi përfaqësuese e disa vendeve të ECCA, (Eastern European and Central Asia) në këtë Bord, thotë për DW, se “ky fond synon të ndërhyjë edhe në BP në mënyrë direkte dhe qasje konkrete, gjithëpërfshirëse për zvogëlimin e emetimit të gazrave me efekt sere dhe zbutjen e riskut nga efektet e ndryshimeve klimatike”. “Ballkani Perëndimor është rajoni më pak i financuar globalisht nga fondet e mjedisit dhe klimës pasi ka marrë vetëm 4 përqind të fondeve globale deri në fund të vitit 2020 edhe pse përcaktohet si një nga rajonet me rrezikun më të madh nga ndryshimet klimatike”, thotë për DW zv/inistrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi.
Në fund të vitit të kaluar GCF arriti të ketë burime financiare prej 10 miliardë dollarësh amerikanë dhe të mbështesë gjatë këij viti 190 projekte në 127 vende të botës. „Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut marrin pjesë në një nismë rajonale dhe globale të financuar nga GCF, që mbështet me asistencë teknike bizneset për të operuar sipas standarteve të energjisë së pastër dhe të teknologjive të rinovueshme” thekson Ornela Çuçi.
Ajo thotë që edhe Bashkia e Tiranës është një prej përfituesve nga GCF përmes projektit “Green Cities ” si edhe bashki të tjera në Shqipëri po mbështeten me asistencë teknike nga GCF. Ky fond po mbështet financiarisht edhe menaxhimin e integruar te burimeve ujore përmes Austrian Development Fund.Lidershipi i grave në përshtatjen me ndryshimet klimatike
Me nismën e zv/ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi në Bordin e GCF kohët e fundit u krijua një grup jo formal i grave, anëtare të Bordit të GCF. “Në tryezën e Bordit të GCF tani paraqiten edhe argumenta që i shërbejnë grave dhe vajzave, pra gjysmës së globit. Kontributi i grave dhe vajzave në axhendën e zbutjes së ndryshimeve klimatike është i domosdoshëm. Barazia gjinore dhe lidershipi i grave në ndryshimet klimatike janë të një rëndësie kyçe në përpjekjet globale në përputhje me Angazhimet Ndërkombëtare të OKB-së dhe Axhendën 2030”, thekson zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.
Gratë rezultojnë të jenë më të prekurat nga ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore dhe degradimet mjedisore, zbutja e të cilave kërkon pjesëmarrjen aktive të grave. Shqipëria ratifikoi Marrëveshjen e Parisit më 14 Korrik 2016, duke hyrë në epokën e re të procesit të politikave ndërkombëtare për klimën. Marrëveshja e Parisit përcaktoi një kornizë globale për të shmangur ndryshimet e rrezikshme klimatike duke kufizuar ngrohjen globale nën 2°C dhe bërë përpjekje për ta kufizuar ulur në 1.5°C. Marrëveshja synon të forcojë aftësinë e vendeve për t’u marrë me ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe për t’i mbështetur ato në përpjekjet e tyre./ DW
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...