Google ADS

Shqipëria ulë taksat për turistët që vijnë përmes Aeroportit

23:36 | 14 Prill 2022
L G

Udhëtarët që do të hyjnë në Shqipëri me anë të transportit ajror do të paguajnë më pak prej muajit maj.

Një vendim i Ministrisë së Financave në bashkërendim me atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, botuar tashmë në Fletoren Zyrtare e ul në 1 euro, nga 10 euro që ishte tarifën e kalimin me avion të kufirit të vendit, njohur gjerësisht si taksa e fluturimeve.

Për operatorët turistikë, ky është i vetmi lajm i mirë në kushtet e shtrenjtimit të gjithçkaje tjetër.

“Qeveria mund të marrë më pak taksë në momentin fillestar, por me rritjen e trafikut dhe numrit të turistëve, kuptohet që rriten më shumë të ardhurat, ulen më shumë çmimet e fluturimeve dhe besoj që do të sjellë impakt shumë pozitiv”, thotë për A2 Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë.

Ndërkohë, përfaqësues të sektorit të turizmit kërkojnë heqjen me urgjencë të masave për të hyrë në territorin e vendit.
“Në kulmin e pandemisë Shqipëria ishte një ndër katër vendet në botë që nuk kishte asnjë kërkesë në kufi. Dhe tani që të gjitha vendet po i heqin këto kërkesa, ne i vazhdojmë t’i mbajmë në mënyrë të çuditshme”, thotë Vathi.

Të ngjashme