Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi fjalën e tij këtë të hënë në mbledhjen e Asamblesë kombëtare duke thënë se nëse shikojnë pas, kanë 1001 arsye për të qenë krenarë për rrugëtimin në qeverisjen e tij.
Ai tha se bukuritë natyrore të Shqipërisë, kanë qenë këtu edhe para 10 vitesh, por këtë vit sipas tij “u bë e mundur që shtypi botëror ta “bombardonte” lexuesin e tij me lajme plot simpati për Shqipërinë”
“E para sezoni i jashtëzakonshëm turistik i këtij viti dhe impakti i jashtëzakonshëm i organeve të drejtësisë. Ky është vetëm një fillim i ri, nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Rruga e asaj maje, Shqipëria 2030, është ende përpjetë.
Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto bukuri natyrore, por nuk ishte një destinacion turistik europian. Për të tjerët Shqipëria ishte një vend i pasigurisë, vjedhjeve e plherave. Industria jonë turistike ishte inekzistente.
Këtë vit që nga pranvera nuk ka pasur javë të mos shkruhej për Shqipërinë turistike, ata e bombarduan shtypin me lajme plot simpati për turizmin në Shqipëri. Berati, Korça dhe Gjirokastra, aty ishin edhe para 10 vitesh, por turizmi ishte mish pa kockë në pjatën e ekonomisë.
Rritja e vazhdueshme e kësaj dekade kulmoi këtë vit me një bum të vërtet turistik. Kjo erë e re u ndje edhe në qytete larg bregdetit. Kur unë flisja për Tepelenën turistike, më besonte vetëm Tërmeti. Këtë verë në ujin e ftohtë të Tepelenës shkoje vetëm me rezervime”,-tha kryeministri Rama./euronews.al
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...