Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shume një destinacion kryesor për turistët e huaj dhe këtë e tregojnë shifrat në rritje të prenotimeve.
Për Unionin Turistik Shqiptar, përveç promovimit që mediat e huaja po i bëjnë Shqipërisë, janë disa faktorë që po ndikojnë në ardhjen këtij boomi turistësh.
“Përveç dëshirës për të zbuluar një vend të ri, është edhe oferta më e mirë sesa vendet e tjera të rajonit. Kemi një kuzhinë më të shijshme se sa vendet e huaja. Disa nga mediat prestigijoze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë të madhe Shqipërisë në shkrimet e tyre dhe të huajt janë persona që ndikohen nga kjo.”
Për shkak të prenotimeve të shumta, sezoni tursitik shqiptar është zgjatur deri në 15 Tetor.
“Kemi filluar më 15 Maj. Data e fundit e largimit të turistëve të huaj në Shqipëri është data 15 Tetor. Sot po shkojmë drejt një sezoni 5-mujor.”
Por sfidë kryesore mbetet feedbeku i turistëve të huaj nga Shqipëria, ku përfaqësuesit e Unionit Turistik Shqiptar vendosin theksin tek shërbimi dhe kujdesi ndaj tij.
“Shqipëria është tashmë një destinacion i preferuar për vizitorët e huaj. E rëndësishme të bëjmë që këta turistë të kthehen prapë. Nëse ata do të kthehen me përshtypje të mira, vitin tjetër, jam i sigurtë që do të kemi rreth 15 milionë, kjo është sfida jonë më e madhe.”
Këtë vit, tregjet e reja turistike që kanë zgjedhur Shqipërinë janë turistët nga Spanja, Portugalia, Hungaria, Vendet Baltike dhe ato Aziatike./tvklan.al/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...