Stafet mjekësore nuk mund të izolohen në shtëpi, e në këtë mënyrë s’mund t‘i rrinë larg rrezikut të ekspozimit ndaj Covid-19. Ata duhet të jenë në shërbim të qytetarëve që mund të kenë nevojë.
Nëse transporti publik për qytetarët është i bllokuar, për mjekët jo. ABC News këtë të shtunë përshkoi një itinerar të lëvizjes së tyre drejt qendrave ku shërbejnë, nga kryqëzimi pranë QSUT deri tek Zogu i Zi.
Policët Bashkiakë bëjnë kontrollin e mjeteve të identifikimit të stafit mjekësor para se të hipin në urban dhe më pas ata mund të vijojnë udhëtimin.
“ Autobusët kanë qenë shymë mirë, sapo kam paraqitur dokumentin skam pas asnjë problem. Na është thënë që të rrimë 1m larg njëri tjetrit”, është shprehur një infermiere.
Mjekët flasin për rrezikun ndaj COVID-19 dhe tregojnë se si veprojnë kur kthehen pranë familjeve së tyre.
“Frika është e panjohur. Sapo iki në shpi bëj dush, dizifektohem po ashtu edhe fëmijët të cilët më shumë kanë ndenjur në shtëpi”, tha një mjeke.
Në këtë periudhë shtet-rrethimi dhe rreziku nga Koronavirusi, mjekët kanë marrë edhe trajnime ekstra.
“Gjithashtu kemi marrë dhe trajnime ekstra”, thekson një nga punonjësit e personelit mjeksor.
Por a ka patur raste të personave të tjerë që kanë tentuar të futen në urban perveç ekipeve mjekësore?
Për këtë dhanë përgjigje punonjësit e Policisë Bashkiake që janë bashkëudhëtarë me mjekët.
“Nuk ka ndodhur që të kemi persona të tjerër, përveç personelit mjeksor”, është shprehur punonjësi i Policisë Bashkiake.
Policët Bashkiakë nuk e fshehin rriskun që ekziston për tu prekur nga koronavirusi, pavarësisht masave mbrojtëse.
Këto janë oraret dhe itinerari u shërbimit urban në kryeqytet për stafet mjekësore që janë vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë përgjatë këtyre ditëve.
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...