Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s

20:25 | 18 Dhjetor 2024
Q L

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave ukrainase.

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit të miratuar, katër ushtarakë shqiptarë do të angazhohen në këtë mision, i cili ka për qëllim dhënien e ndihmës dhe trajnimin e personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Misioni është planifikuar të zgjasë tre vjet, me rotacion çdo 180 ditë./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme