Për herë të parë në Shqipëri u realizua këtë fundjavë një Press Trip me gazetarë nga Korea e Jugut, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe Kosovës në Japoni.
Në një kohë të kufizuar në Shqipëri për palën koreane u mundësua nga AKT pritja në Doganën e Morinës, vizita turistike në Tiranë, Durrës dhe Berat si dhe përcjellja për në Aeroportin Nënë Tereza .
Ky Press Trip kishte për qëllim njohjen e publikut koreno-jugor me Shqipërinë dhe disa nga atraksionet e saj turistike, në përfundim të këtij udhëtimi 2 ditorë, përshtypjet ishin nga më të mirat duke vlerësuar Shqipërinë për natyrën, kulturën, historinë dhe gastronominë e pasur që ofron./ATA/
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës