Komisioni i Ekonomisë i Parlamentit të Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për “Lojërat e Fatit”, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit.
Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se nuk ka kthim mbrapa dhe se dita e fundit e vitit është edhe dita e fundit e ekzistencës të këtyre bizneseve.
Ndryshimet u miratuan vetëm nga pozita pasi që deputetët opozitarë kanë munguar.
Kreu i Komisionit, Erjon Braçe tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka pasur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.
Kundërshtarët kanë thënë se me mbylljen e basteve humben rreth 8 mijë vende pune në Shqipëri.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...