Komisioni i Reformës Zgjedhore nisi fazë e dytë të punës larg kamerave me shqyrtimin e një prej çështjeve kryesore dhe më të debatueshme të procesit, përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje.
Top Channel mësoi se bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi tha se kjo është një “çështje shumë e gjerë që do të mbulonte thuajse gjithë spektrin e administrimit zgjedhor. Sipas tij është me interes politik dhe teknik shqyrtimi shterues i praktikës botërore dhe se si mund të ndiqet ajo në terrenin shqiptar.
Homologu demokrat Oerd Bylykbashi mbështet idenë e aplikimit të një projekti pilot për zgjedhjet vendore për t’u shtrirë më pas në gjithë vendin. Përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik, demokratët e kanë kërkesë të vazhdueshme pasi besojnë se redukton rrugët që ushqejnë shit-blerjen e votës dhe depolitizon administrimin zgjedhor, dy rekomandime kryesore që ODIHR ia ka lënë Shqipërisë.
Por ende nuk mund të thuhet nëse do të përdoret identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet vendore. Ndërkombëtarët ruajnë skepticizmin e tyre mbi sigurinë e përdorimi të teknologjisë.
Nëse duhet përdorur është në dorë të Shqipërisë, thanë ekspertët e huaj Steven Martin i ODIHR dhe Tarvi Martens, nga Komisioni i Venecias. Teknologjia sipas ekspertëve është pengesë ndaj mashtrimit zgjedhor dhe mundëson një administrim të shpejtë të procesit pa kontakt njerëzor, por nuk ndikon dhe aq tek pjesa tjetër e shit-blerjes së votës, diçka që ndodh më herët se dita e votimit.
Por teksa treguan avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të teknologjisë ata theksuan se në rast aplikimi do të duhet të paktën një vit punë dhe me gjithëpërfshirje, larg perceptimit për avantazh politik dhe besim që nga hapi i parë.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...