Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.
Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani të cilat fluturonin nga Rinasi apo drejt tij, përgjatë gjithë vitit si dhe 15 kompani ajrore turistikë dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës. Piku i sektorit ajror ishte javët e fundit të dhjetorit 2023 me 80 fluturime ditore.
Sipas Këshillit Evropian të Aeroporteve ambiciet për të zhvilluar sektorin e turizmit, po sjellin bashkëpunime te reja mes Aeroportit të Tiranës, ku në muajt në vijim pritet të nisin operacionet e tyre kompani si “Air France” dhe “Iberia”. Ndërkohë që kompania irlandeze Ryanair do të rrisë numrin e destinacioneve të saj nga Tirana në 22 të tilla.
Nga ana tjetër, ashtu si dhe në shkëmbimet tregtare drejt vendeve europiane, Italia duket se do të mbetet destinacioni dominues. 3.1 milionë pasagjerë udhëtuan drejt dhe nga Aeroporti i Tiranës për vitit 2023.
Shifrat në rritje në sektorin ajror kërkojnë padyshim investime të reja dhe për këtë është duke u punuar me zgjerimin e aeroportit të Rinasit si dhe me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës./rtsh
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...