Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike deklaroi se vendet në zhvillim të Europës do të shënojnë sivjet rritjen më të lartë ekonomike në shumë vite.
Në raportin që mbulon 22 vende në Europën Qendrore dhe atë Lindore, Instituti i Vjenës vlerëson se vendet në zhvillim të kontinentit po përjetojnë një moment të mirë ekonomik, i cili pritet të zgjasë edhe për disa vite të tjera.
Sipas raportit, vendi me ecurinë më të mirë vazhdon të mbetet Rumania, ku prodhimi kombëtar pritet që këtë vit të zgjerohet me 4.7 për qind. Pas Rumanisë renditet Turqia, me 4.5 për qind, ndërsa Shqipëria vlerësohet ekonomia e tretë ndër 22 vendet në zhvillim, me rritje të pritshme të prodhimit kombëtar prej 4.1 për qind.
Sipas Institutit të Vjenës, Shqipëria do të kryesojë rritjen ekonomike në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, e ndihmuar nga projektet e mëdha të infrastrukturës, rritja e konsumit, si dhe ajo e sektorit të turizmit. Por, edhe vendet e tjera të rajonit do të rriten, ndonëse me një normë lehtësisht më të ulët, që varion nga 2.8 deri në 3.9 për qind.
Instituti i Vjenës është një nga qendrat kryesore për kërkime ekonomike në Europë, i specializuar veçanërisht për Europën Qendrore dhe atë Lindore. Megjithatë, krahasuar me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore, ai ka një vlerësim më optimist për rritjen ekonomike të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.
Si FMN-ja, ashtu dhe Banka Botërore presin që ekonomia shqiptare këtë vit të rritet me vetëm 3.7 për qind, dukshëm më poshtë nga niveli 4.1 për qind që parashikon Instituti i Vjenës./Top Channel
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...