Pagat dhe pensionet do të njohin sërish rritje gjatë vitit që vjen, pas rritjes së konsiderueshme që qeveria ndërmori nga 1 marsi i këtij viti.
Në projektbuxhetin e vitit 2018 fondi në total për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.8 miliardë lekë (rreth ), ndër të cilat 1 miliard (rreth 7.4 milionë euro) për politikat e reja të pagave dhe 1.8 miliard (rreth 13.4 milionë) për pensionet.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Gelardina Prodani në një prononcim për ATSH-në, tha se niveli i rritjes dhe sektorët prioritarë do të përcaktohen përmes një vendimit të veçantë të Këshillit të Ministrave në përputhje me prioritetet e programit të saj.
Nga 1 marsi i këtij viti qeveria vendosi rritjen mesatarisht me 10 % të pagave për punonjësit e administratës publike, disa institucioneve të pavarura, sistemit arsimor e shëndetësor si dhe atyre në varësi të Prefektit.
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve ishte 100 milionë dollarë që përbënte edhe vlerën më të lartë të fondeve të parashikuara për rritje pagash e pensionesh brenda një buxheti në 25 vite.
“Vendimi është shprehje e drejtpërdrejt e një realiteti të ri, të patjetërsueshëm, në të cilin ka hyrë vendi, si rezultat i reformave të vështira, por të suksesshme të ndërmarra në 4 vitet e shkuara . Si rezultat po ashtu i konsolidimit të rritjes ekonomike dhe e reflektimit të zhvillimit ekonomik”, tha Prodani.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj