Shqipëria është e rrezikuar nga sëmundja e etheve të Nilit. Ndonëse virusi qarkullon në vendet fqinje si Greqi, Itali, Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë konfirmon se ende nuk është regjistruar asnjë rast në vend.
“Shqipëria është rrezikuar pasi në vendin tonë gjenden vektorët që shpërndajnë. Por ne jemi duke monitoruar sidomos në rastet e rënda të saj si meningit, apo encenfalit. Janë regjistruar katër raste në Greqi, 1 në Itali dhe 1 në Izrael”, thotë Silva Bino nga ISHP.
Sëmundja shkaktohet nga virusi, i cili shpërndahet nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat qarkullojnë me shumicë në vendin tonë. Mjafton që ato të bien në kontakt me zogj të infektuar dhe përhapin virusin në njerëz.
Ethet e Nilit perëndimor është forma më e shpejtë e sëmundjes, e cila karakterizohet me temperaturë, me plogështi, me dobësi, me dhimbje koke, dhe dhimbje trupi. Mund të paraqiten edhe anoreksi ose të vjella, me puçrra në lëkurë, dhe në rastet më të rënda me encefalit, meningit apo paralizë.
Te njeriu paraqitet në dy forma klinike: ethet e Nilit Perëndimor që është relativisht e lehtë dhe i ngjan gripit dhe ajo neuroinvazive, e cila i përfshin të gjitha rastet me shenja neurologjike.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...