Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të lartë të çmimit të bukës në Evropë. Kjo shifër tejkalon mesataren e Bashkimit Evropian. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin 2022 për bukën dhe drithërat ishte 20.4%. Kjo do të thotë që çmimet e bukës janë rritur me një të pestën. Ky është shtrenjtimi më i madh që nga viti 2008, kur rritja ishte 35%.
Ndërsa Eurostat ka raportuar të dhënat për shtrenjtimin e këtij produkti jetik në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Eurostat: buka, perimet, mishi janë bërë më të shtrenjta. Çmimet për vajrat dhe yndyrnat e gatimit janë rritur veçanërisht ndjeshëm. Ushqimet kryesore të rëndësishme si buka janë bërë dukshëm më të kushtueshme. Kjo ka ndodhur veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Kjo pasi Rusia dhe Ukraina kanë qenë eksportuesit kryesorë të drithërave, grurit, misrit, farave vajore (veçanërisht lulediellit) dhe plehrave.
Çmimi i bukës në BE
Në gusht 2022, çmimi i bukës në BE ishte mesatarisht 18% më i lartë se në gusht 2021. Kjo është një rritje e madhe krahasuar me gushtin 2021. Një vit më parë çmimi i bukës ishte mesatarisht 3% më i lartë se në gusht 2020. Të dhënat mujore tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të inflacionit total, por jo aq i lartë (nga +3% në +10%).
Disa vende ishin shumë më të prekura se të tjerat. Norma mesatare më e lartë e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Hungari (+66% në gusht 2022), e ndjekur nga Lituania (+33%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja +32%). Ndërkohë, norma mesatare më e ulët e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Francë (+8% në gusht 2022), Holandë dhe Luksemburg (të dyja +10%). Shqipëria renditet e 12-a në Evropë për ritmin e lartë të shtrenjtimit të bukës. Vendi ynë ka konsumin më të lartë të bukës në Evropë.
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre./Instant
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt