Shqipëria vijon të shënojë rekorde për numrin e turistëve edhe gjatë sezonit të vjeshtës.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga ministria e Turizmit, vetëm gjatë muajit tetor kanë hyrë 691 mijë turistë.
Kjo shifër përbën 89 përqind më shumë se sa tetorin e kaluar. Gjatë 10 muajve është regjistruar një rritje prej 38 përqind të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar pushimet verore në bregdet shqiptar apo në zonat malore.
Ministria e Kulturës bën të ditur se nga janari në tetor kanë hyrë 8,98 milionë turistë, ose 32 përqind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Ndikim të madh për tërheqjen e sa më shumë turistëve ka pasur promovimi i bërë në mediat ndërkombëtare të Shqipërisë, që e kanë krahasuar si Karabaibet e Ballkanit, apo Perla e Fshehur e Mesdheut.
Jo vetëm klima dhe çmimet e favorshme, por edhe kulinaria e pasuria kanë ndikuar që të huajt të eksplorojnë vendin tonë. Ndërsa Tirana është kthyer në një destinacioni të mirëfilltë turistik.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehet se dëshmi jo më e strategjive, por e një realiteti të një turizmi të qëndrueshëm dhe mikpritjes shqiptare që po kthehet në ekonomi.
Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) të barometrit të turizmit botëror, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për rritjen e flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023.
Edhe gjiganti i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet 30 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2024./Tv Klan
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...