INSTAT ka publikuar sot të dhëna të tjera demografike që tregojnë një situatë alarmante për sa i përket shtesës natyrore të popullsisë, teksa po bien lindjet dhe po rriten vdekjet.
Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 7.931, duke shënuar një rënie me 2,3%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7%, krahasuar me një vit më parë.
Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 5.408, duke shënuar një rënie prej 6,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9%, krahasuar me një vit më parë.
Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2017 është 2.523 dhe rezulton me rënie 8,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Ky tregues për vitin 2017 është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5% krahasuar me një vit më parë.
Në tremujorin e katërt 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.191 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet Qarku i Durrësit me 375 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga Qarku i Dibrës me 257 lindje më shumë se vdekje.
Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2017, regjistron vlerë negative vetëm në dy qarqe (Gjirokastër dhe Korçë). Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve.
Bashkë me emigracionin e lartë, rënia e lindshmërisë në nivelet më të larta historike është tregues i qartë se shoqëria po përjeton një fazë depresioni, me pasoja të rënda në të ardhmen (koment i Monitor). Bizneset e arsimit parashkollor shumë shpejt do të vihen në vështirësi dhe tregu do të përballet me humbjen e forcës së aftë të punës.
Sipas INSTAT, numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, 158 lindje, me një rënie prej 6,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës me 2.529 lindje, të cilat shënojnë rritje me 2,8% në krahasim me tremujorin e katërt 2016.
Shtatë qarqe pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Elbasanit me 15,0 % dhe qarku i Beratit me 13,7 %.
VdekjetNumri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 1.338 vdekje, me një rënie prej 7,5%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 142 vdekje, me një rritje prej 0,7%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016.
Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e katërt 2016, është regjistruar në Qarkun e Dibrës me 41,9 %. Në tremujorin e katërt 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet Qarku i Beratit me 15,9%, Qarku i Durrësit me 8,3% dhe Qarku i Fierit me 8,1% krahasuar me tremujorin e katërt 2016. /Monitor
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha