Disa vende e kanë siguruar vaksinën ende pa dalë, përmes kontratave, por edhe Shqipëria duket se po bën të njëjtën gjë.
Vaksina kundër koronavirusit do të sigurohet dhe madje do të shpërndahet falas për popullatën shqiptare, kur ajo të dalë në treg.
Silva Bino, gjatë inaugurimit të Qendrës Shëndetësore në Kombinat, bëri me dije se ende nuk ka një vaksinë gati, por shteti shqiptar është në bisedime me disa vende.
“Akoma bota nuk ka një vaksinë të sigurt. Janë 7 vaksina të cilat kanë kaluar fazën e dytë. Janë vaksina tepër premtuese. Është një iniciativë botërore, që është iniciativa e Covax, që është një aleancë mes shumë vendeve dhe natyrisht nën udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha ajo.
“Natyrisht ka iniciativa të Bashkimit Evropian, të cilat do të vlerësohen natyrisht dhe ne do të sjellim atë vaksinë që është efikase”.
Injektimi i vaksinës nuk do të jetë i detyrueshëm, por ata që duan ta bëjnë do ta përfitojnë kundrejt asnjë pagesë.
Ndërkohë, burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë thanë për JavaNews se Shqipëria po ndjek disa mundësi për sigurimin e vaksinës. Njëra është përmes mekanizmit Covax, një koalicion botëror që drejtohet nga OBSH. Ndërkohë që vendi ynë, sipas burimeve, është në tentativë për sigurimin e saj edhe nëpërmjet Polonisë.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...