Presidentja e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen, në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama në fjalën e saj tha se Shqipëria po ecën me sukses në rrugën drejt BE.
Ajo foli dhe për planin për rimëkëmbjen e BE duke theksuar se kanë interes që Shqipëria por dhe vendet fqinj të jenë pjesë e saj.
Më tej ajo nënvizoi se plani i BE për Shqipërinë është të dyfishojë ekonominë e vendit brenda 10 vitesh.
“Shqipëria po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE. Zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive tona dhe aty duhet të jetë. Kjo për arsye se ne duam që ju të bëheni pjesë e jona që ta plotësojmë BE. Kjo është në interesin tonë sepse në këtë formë BE do ti jepet forca kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Evropën më të fuqishme në një botë që po ndryshon kaq shumë. Ndërkohë që ne vijojmë për të ecur në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët, dhe këtë duhet ta fillojmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të bëhet gati për anëtarësim dhe të krijojmë mundësi të reja mes nesh, në mënyrë që ekonomitë tona të bëhen gjithnjë e më të afërta.
E kemi filluar këtë me planin e investimeve me 30 mld euro. Janë mobilizuar 1.4 mld euro me projekte shumë të rëndësishme si hidrocentrali Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së. Po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka mundësinë të dyfishojë ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari. Duhen reforma dhe reformat të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.
Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Edi ju falënderoj juve dhe qëndrimin tuaj të qartë për sulmin terrorist të Hamasit. Kënaqësi që jam në Shqipëri.’- tha Von der Leyen./euronews/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...