Ka shumë destinacione të paprekura dhe ende te pazbuluara në Europë, por duket se vendi më premtues për turistët në 2023 do të jetë Shqipëria. Në një shkrim të Travelling Lifestyle, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë edhe pse u prezantua për botën 30 vite më para pas daljes nga komunizmi.
Sipas INSTAT, në janar të këtij viti kanë mbërritur në Shqipëri 377 211 të huaj, një rritje prej 94,2% nga viti në vit. Këto shifra janë mahnitshme, duke pasur parasysh se Evropa është ende në “jashtë sezonit” të saj turistik.
Me heqje e plotë të masave kufizuese për shkak të COVID, vendet evropiane kanë lejuar rifillimin e “trafikut turistik”, por fakti që Shqipëria vazhdon të zgjerohet me kaq shpejtësi përballë rikthimit në normalitet të konkurrentëve të saj, është dëshmi e mëtejshme se ajo ka ruajtur vrullin që fitoi në fillim të pandemisë.
Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës ishte e mbyllur për shkak të COVID, Shqipëria mbeti e aksesueshme pa kufizime, gjë që kontribuoi edhe në popullaritetin e saj të papritur.
Vitin e kaluar, 7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2021. Nëse trendi aktual vazhdon, shifra mund të tejkalohet lehtësisht deri në dhjetor.
Shumë turistë nuk e dinë se Shqipëria është një parajsë verore. Shqipëria, ashtu si Kroacia dhe Mali i Zi, ndodhet në detin Adriatik, një nga krahët e Mesdheut të madh, por kostoja e jetesës është shumë më e ulët në krahasim. Do të gjeni të njëjtat ujëra bruz, plazhe me rërë të bardhë ose me guralecë, dhe qytete mesjetare me shtëpi prej guri, por pa hotele të shtrenjta.
Pjesë të mëdha të bregdetit më jugor të Shqipërisë, të njohur si Riviera Shqiptare, kanë natyrë të paprekur, plazhet janë të magjike dhe qytetet tradicionale me kalldrëm, ku breza të tërë familjesh kanë jetuar për shekuj, të pandotura nga ndikimet e jashtme./RTSH
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?