Televizioni francez France 2 e ka cilësuar vendin tonë si Perla e Ballkanit në një reportazh në kuadër të zbulimit të vendeve turistike të cilat ofrojnë dhe cmime konkuruese përvec bukurisë dhe vecantisë natyrore.
Eshtë një vend akoma i panjohur për turistët, një parajsë sekrete, përballë Italisë, ndërmjet Greqisë dhe Malit te Zi: Shqipëria.
Kështu nis reportazhi i televizionit francez France 2, i cili në kërkim të destinacioneve turistike të lira dhe të vecanta, cilëson vendin tonë si Perla e Ballkanit.
Ujra të kristaltë, peizazhe malore, natyrë e mbrojtur. Për shumë kohë e shkëputur nga bota nga një diktaturë komuniste, Shqipëria tërheq gjithmonë e më shumë turistë, me një argument: cmimet e ulta.
Larg turizmit masiv dhe qyteteve të tejmbushura, ju ftojmë të nxitoni drejt asaj që quhet gjithashtu:
Perla e Ballkanit, vijon më tej reportazhi.
Por dhe turistë francezë të cilët gati rastësisht e kanë gjetur veten në bregdetin tonë dëshmojnë për një destinacion tërheqë: Ushqimi në vend nuk kushton asgjë, ne hamë këtu për 3/4 euro për person, për të pirë gjithashtu, edhe për aktivitete të tjera të vogla, si makinë me qera, anije me qera, etj.
Të mbërritura në Shqipëri prej katër ditësh, dy turistet e reja franceze e kanë zbuluar këtë destinacion në blogje në internet.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...